Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Shpallen kriteret për përfitimin e bursave

Kategorite

Filtro:

Shpallen kriteret për përfitimin e bursave

Dokumentacioni qe nevojitet per te perfituar burse sipas v.k.m-se nr.873 date 14.12.2016 “Për caktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”
• Kerkese drejtuar Bashkise dhe Keshillit Bashkiak
• Vertetimin e studentit
• Fotokopje te kartes se identitetit te studentit
• Certifikate familjare
• Vertetim nga Intituti i Sigurimeve Shoqerore (per te gjithe pjesetaret e familjes per te vertetuar nese perfitojne ndonje lloj pensioni)
• Vertetim nga Drejtoria e Ndihmes Ekonomike ne Bashki.
• Vertetim nga Drejtoria e Punes dhe Shansenve te Barabarta (per te gjithe pjesetaret e familjes qe jane mbi 18 vjec). Per personat qe jane ne pune, kerkohet vertetimi nga qendra e punes.
• Vertetim nga Drejtoria e Pergjithshme apo Rajonale e Tatimeve te vertetuar nese keni biznes privat (per te gjithe pjesetaret e familjes mbi moshen 18 vjec).
• Vertetim nga Bashkia per te vertetuar nese keni biznes privat (per te gjithe pjesetaret e familjes mbi moshen 18 vjec)
• Vertetim Pasurie nga Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme(per te gjithe pjesetaret e familjes).
Nuk perfitojne burse apo humbasin te drejten e perfitimit studentet:
1. Jane ndare nga trungu familjar
2. Familjat e tyre ushtrojne veprimtari private
3. Vazhdojne studimet ne nje program te dyte studimi
4. Shpallen ngeles dhe humbasin vitin shkollor per arsye te rezultateve jokaluese
5. Nuk kane perfunduar programin e studimit Brenda kohezgjatjes normale te tij, te percaktuar ne aktin e hapjes se programit te studimit. 
II. Studentë në nevojë konsiderohen:
5.1 Sipas kriterit ekonomik:
a) Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 (dhjetë) km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;
b) Secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore;
c) Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar
III. Sipas pikes 5.2 te ketij vendimi jane jashte kriterit ekonomik:
a) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit;
b) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
c) Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
ç) Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës
Shenim : Keto kadegori studentesh ne rast se aplikojne per te perfituar burse duhet te dorezojne prane njesive te qeverisjes vendore vetem vendimet perkatese dhe perjashtohen nga dorezimi dokumentacionit te permendur ne piken I. Dokumentacioni duhet te jete dorezuar i plote prane Bashkise Lushnje brenda dates 10.01.2017

Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ