Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim : Kriteret per perfitimin e Burses

Kategorite

Filtro:

Njoftim : Kriteret per perfitimin e Burses

​​

      R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

         BASHKIA LUSHNJE

DREJTOTRIA  E POLITIKAVE TE ZHVILLIMIT EKONOMIK VENDOR DHE INTEGRIMI EUROPIAN 

 

Njoftim

 

Bashkia Lushnje  , ne zbatim  te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr 666 date 10.10.2019
" Per kuotat  financiare  te ushqimit ne mensa  e konvikte , percaktimin e kritereve  per perfitimin e bursave  e te pagesave per nxenesit e  arsimit  para – universitar ne institucionet  arsimore publike " te ndryshuar ,  me qellim qe cdo  femije /nxenes te mund te jete i  vleresuar  dhe te regjistrohet  dhe te ndjeke  arsimimin  ne institucionet  arsimore  publike ne vitin  shkollor  2020 -2021, ne arritjen e qellimit , ka planifikuar  bursa per nxenesit  e arsimit parauniversitar .

Mbeshtetur ne kriteret  e Vendimit te Keshillit te Ministrave nr 666 date 10.10.2019, perfitojne burse :

1. Nxenesit , te cilet ndjekin  studimet ne  institucionet arsimore  publike te arsimit parauniversitar ,mund te perfitojne burse  dhe perfitime te tjera , te parashikuara  ne kete vendim  nga buxheti vjetor i miratuar  per ministrine  pergjegjese  per arsimin  dhe ministrine pergjegjese  per arsimin profesional .

2.Nxenesit , te cilet ndjekin  arsimin  parauniversitar me kohe te plote  dhe arsimin e mesem profesional ne institucionet  arsimore publike , perfitojne burse brnda kuotave  dhe kritereve , si me poshte  vijon :

2.1 Kriteri ekonomik :

a) nxenesit e arimit parauniversitar , te cilet ndjekin procesin mesimor  ne largesine mbi 5 km  nga vendbanimi  i perhershem i tyre ,  qe plotesojne kriterin ekonomik , sipas pasqyres nr 1, qe i bashkelidhet  ketij vendimi , dhe qe akomodohen ne  konvikte  publike .

b) nxenesit e arimit parauniversitar , te ciletbanojne ne zonat rurale qe nuk kane shkolle 9- vjecare  brenda rrezes prej 5 km , te cilet plotesojne kriterin  ekonomik, sipas pasqyres nr 1, dhe qe akomodohen ne  konvikte  publike

c)  nxenesit, femije te familjeve ne nevoje, me ndikim ne uljen e nivelit te " braktisjes  shkollore " , qe jane regjistruar ne arsimin baze , por , ne pamundesi  financiare , nuk ndjekin arsimin baze.
 

2.2  Kriteri  joekonomik :

a) nxenesit , te cilet kane perfituar statusin e jetimit,

b) nxenesit , te cilet kane humbur kujdestarine  prinderore me vendim gjykate te formes se prere,

c) nxenesit , te cilet gezojne statusin ligjor te invalidit  paraplegjik dhe tetraplegjik ,

ç) nxenesit , te cilet gezojne statusin ligjor qe nuk shikojne  apo nuk degjojne,

d) nxenesit , femije te personit /personave  qe gezojne  statusin e invalidit,

e) nxenesit , te cilet jane identifikuar  dhe  trajtuar  si viktima te trafikut  te qenieve njerezore dhe kane humbur  kujdesin  prinderor,

ë) nxenesit , femije te punonjeseve  te Policise  se Shtetit , Gardes  se Republikes , Sherbimit te Kontrolloit te Brendshem , te Sherbimit te Mbrojtjes nga  Zjarri  dhe te Shpetimit , Forcave te Armatosura , Sherbimit Informativ  te Shtetit  dhe te Policise se Burgjeve , te cilet  kane  humbur jeten ne krye dhe per  shkak te detyres .

 

Njesite e veteqeverisjes  vendore,  per uljen e nivelit te braktisjes shkollore , per nxenesit qe jane regjistruar ne arsimin baze , por , ne pamundesi financiare  nuk ndjekin arsimin , miratojne  bursa financiare  me perfitues  nxenesit ,  femije te familjeve ne nevoje, pas konfirmimit  nga mesuesi  kujdestar dhe drejtori i shkolles per  frekuentimin  e procesit mesimor  si dhe nga zyra  vendore  e arsimit parauniversitar. 

 

Njesite e veteqeverisjes  vendore,  per kategorine  e nxenesve  qe jhane regjistruar  ne arsimin baze ,  por qe ne pamundesi financiare  nuk ndjekin arsimin baze  dhe per uljen e braktisjes shkollore te arsimit baze,  mund te miratojne dhe te shperndajne bursa  edhe nga fondet e veta ose nga fondet buxhetore  te perfituara ne formen e  transfertes se pakushtezuar .

 

Afati i fundit per dorezimin e dokumentacionit te mesiperm do te jete data 10.11.2020.

Dorezimi i dokumentacionit do te behet ne Drejtotrine  e Politikave te  Zhvillimit Ekonomik Vendor  dhe  Integrimi Europian. 

 

Faleminderit per mirkuptimin !

 

 

KRYETARI

FATOS TUSHE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Eventet

<dhjetor 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ