Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim-per-Bursa

Kategorite

Filtro:

Njoftim-per-Bursa

                                                 BASHKIA LUSHNJE

DREJTORIA E POLITIKAVE TE ZHVILLIMIT EKONOMIK VENDOR DHE

INTERGIMIN EUROPIAN

       

                                                             Njoftim 

Në zbatim të, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 666 date 10.10.2019 " Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin  e kritereve për përfitimin  e bursave  e të  pagesave  për nxënësit  e Arsimit  Parauniversitar  në Institucionet Arsimore Publike të ndryshuar, me qëllim që cdo fëmijë / nxënës të mund të jetë i vlersuar dhe të regjistrohet dhe të ndjekë arsimin në institucione arsimore publike në vitin shkollorë 2021-2022 në arritjen e qëllimit, ka planifikuar bursa për nxënsit e arsimit parauniversitarë.

 

Mbështetur  në kriteret e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.666 datë10.10.2019,përfitojnë bursa:

1.Nxënësit ,të cilët ndjekin studimet në institucionin arsimorë publikë të arsimit parauniversitarë ,mund te perfitojnë bursa dhe përfitime të tjera , të parashikuar në këtë vendimë, nga buxheti vjetor i miratuar  për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë  përgjegjëse për arsimin professional.

2.Nxënsit , të cilët ndjekin arsimin parauniversitare me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesionalë në institucione arsimore publike, përfitojnë  bursa brënda kuotave dhe kritereve , si më poshtë vijon :

 

2.1 Kriter ekonomik:

a) nxënësit e arsimit parauniversitare , të cilët ndjekin procesin mësimor në largësi mbi 5Km nga vendbanimi i përheshëm i tyre , qe plotësojnë kriterin ekonomik ,sipas pasqyrës nr 1, që i bashkalidhet  këtij vendimi, dhe që akomodohet në konvikte publike

b)nxënësit e arsimit parauniversitar, te cilet banojn në zonat rurale qe nuk kanë shkollë 9-vjecare brënda rrezes prej 5 Km ,të cilët plotësojn kriterin ekonomik nr1 , dhe qe akomodohen ne konvikte publike

c) nxënsit, femijë të familjeve në nevojë, me ndikimë në uljen e nivelit të "braktisjes shkollore" , që janë regjistruar në arsimin bazë ,por në pamundesi financiare , nuk ndjekinarsimin bazë.

 

2.2 Kriteri joekonomik:

a) nxenesit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit,

b) nxenesit, të cilët kanë humbur kujdestarin prindëroreme vendime gjykate të forms së prerë,

c) nxenesit, të cilët gëzojnë statusin ligjorë të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik,

ç) nxenesit, të cilët gezojnë statusin ligjor që nuk shikojnë dhe nuk degjojnë

d) nxënesit, femijë të personit /personave që gëzojn statusin e invalidit,

e) nxënsit  të cilet janë indentifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikur të qënieve njërzore dhe kan humbur kujdestarin prindërore,

ë) nxënesit,femij të punojsëve të Policis së Shtetit,Gardes së Republikes, Shërbimit të Kontrollit të Brëndshem, te Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policise të Burgjeve , te cilët kanë humbur jetën në kryje dhe për shkake të detyrës.

 

Për nxënësit dhe mësuesit e institucioneve të arsimit special. Nxenesit dhe mësuesit e institucionit të arsimit special , me nevoja te vecanta  psiko-sociale , pa konvikt , teajtohen me vendim me fondin të buxhetit të shtetit , me një kuotë ushqimore (drake) me vlerë deri 150(njëqind e pesëdhjetë)lekë ne ditë , sipase kuotës  financiare të përcaktuar në pasqyren nr 4 që i bashkangjitet këtij vendimi.

 

Njësite e vetëqeverisjes vendore , për uljen e nivelit të braktisjes shkollore ,për nxënsit që janë regjstruar në arsimin bazë , por , në pamundesi financiare nuk ndjekin arsimin , miatojn bursa financiareme përfitues nxënësit , fëmije të familjeve në nevojë , paskonfirmimit nga mesuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës për frekuentimin e procesit mësimorsi dhe nga zyra vendore e arsimit parauniversitare.

 

Njesitë e vetëqeverisjes vendore për kategorit e nxënesve që jan regjistruar në arsimin bazë, por që në pamundësi financiare nuk ndjekin arsimin bazë dhe për uljen e braktisjes shkollore të arsimit bazë ,mund te miratojnë dhe të shpërndajn bursa edhe nga fondet e veta ose nga fondet buxhetore të perfituara në formën e trasfertës së pakushtëzuar

 

Afati i fundit për dorëzimin e dekumentacionit të mësipërm do të jetë data 08.10.2021

Dorzimi I dokumentacionit do të bëhet në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik Vendore dhe Integrimit Europian.

 

 

 

 

 

KRYETARE E  BASHKISË

ERISELDA  SEFA

Eventet

<dhjetor 2021>
HënMarMërEnjPreShtDie
293012345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ