Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim-për-vende-vakante-pune

Kategorite

Filtro:

Njoftim-për-vende-vakante-pune

Noftim për Pozicion të lirë Punë

Bashkia Lushnje

 

Pozicioni: Ekspert  

Data e hapjes së aplikimit: 9 nëntor 2020

Data e mbylljes së aplikimit: 25 nëntor 2020

Titulli i pozicionit: Ekspert në fushën e shërbimit social pranë Bashkisë Lushnje

Vendi: Bashkia Lushnje

Kohëzgjatja:  1 dhjetor 2020 –  prill   2021

 

Informata të përgjithshme për projektin

Projekti "Ngritja e kapaciteteve të stafit të shërbimit social të Bashkisë Lushnje për shërbime ndaj P.A.K" (ne pergjigje situates se krijuar nga Covid-19) është një projekt 7 mujor i financuar nga PNUD/UNDP, dhe i zbatuar ne territorin e  bashkise Lushnje. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është përmirësimin e Shërbimeve Sociale që Bashkia Lushnje ofron gjatë periudhës së COVID-19 për personat me aftësi të kufizuar, me fokus ngritjen e kapaciteteve të Punonjësve të Qendrës së Zhvillimit, Punonjësve Social të Drejtorisë së Shërbimit Social, Administratorëve Shoqëror pranë çdo njësie administrative, kujdestarëve/prindërve të fëmijëve PAK që frekuentojnë Qendrën e Zhvillimit Lushnje, si dhe fëmijët me AK 3 - 16 vjeç për të marrë shërbimet e nevojshme që merrnin në qendër në shtëpi.

Funksionet bazë të pozicionit:

Bashkia Lushnje kërkon të angazhojë një (1) ekspert:

Për të hartuar dhe udhëhequr trainimet per rritjen e kapaciteteve te punonejsve te Qendress e Zhvillimit, Punonjësve Social të Drejtorisë së Shërbimit Social, Administratorëve Shoqëror pranë çdo njësie administrative, kujdestarëve/prindërve të fëmijëve PAK që frekuentojnë Qendrën e Zhvillimit Lushnje për të ofruar shërbime gjatë pandemisë.

 

 

 

 

Informacion për pozicionin e punës:

Eksperti do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e Zyrës së Integrimit evropian dhe ndihmës së Huaj, stafine  Qëndrës së Zhvillimit Lushnje, si dhe me stafin e drejtorisë së shërbimit social të Bashkisë Lushnje në ofrimin trainimeve per rritjen e kapaciteteve të tyre përmes moduleve të trajnimeve sipas grupeve të targetuara, për të përmirësuar shërbimet ekzistuese, si edhe të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e shërbimeve imediate, të ofruara në kushte shtëpie gjatë pandemisë

Ndër të tjera Konsulenti pritet të:

Vizitojë dhe punojë nga afër me stafin e targetuar per identifikimin e nevojave per te ofruar sherbime

Ngritja e kapacitetit të stafit në departamentet përkatëse për ofrimin e shërbimeve në bashki;

Zhvillojë module e trajnimit;

Etj.

 

Kohëzgjatja dhe afati i konsulencës

Konsulenca do të realizohet nga 1 dhjetor 2020 deri më 30 prill 2021. Angazhimi maksimal do të jetë 25 ditë pune. Të gjitha përgatitjet dhe punët duhet përfundojnë brenda afatit të theksuar.

 

Kualifikimet e kërkuara:

Individët e interesuar për kryerjen e kësaj detyre duhet të kenë këto kualifikime:

Përvojë e dëshmuar në fushën e shërbimeve sociale , sidomos me personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë përgatitjen dhe ofrimin e trajnimeve;

Të ketë të përfunduar arsimin e  lartë në shkencat sociale, psikologji, punë sociale (studimet e avancuara do të ishin përparësi).

Eksperiencë të mëparshme dhe ose/ekspertizë në fushën e ofrimit të shërbimeve sociale në qëndra shtetërore ose ne Qendra sherbimesh jopublike

Aftësi për të dorëzuar raporte të shkruara mirë, në format që është i lehtë për lexim, duke dëshmuar aftësi analitike të shkëlqyeshme dhe aftësi komunikimi.

Njohje e shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe (në të shkruar/folur).

Për të aplikuar:

Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim jo më vonë se 25 nëntor në ora 16:00 në adresën: bashkia Lushnje zyra e protokollit.

-          CV-në që tregon sfondin e arsimimit dhe përvojës, dhe një listë të detyrave të ngjashme të përfunduara

-          Letër Shprehje interesi (një faqe) për këtë pozicion.

Të tjera:

- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.

- Fotokopje të librezës së punës;

- Fotokopje të kartës së identitetit;

- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

- Certifikatë familjare;

- Vërtetim banimi;

- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;

- Certifikata të kualifikimeve;

- Referenca pune.

Eventet

<dhjetor 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ