Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim për Dëgjese Publike

Kategorite

Filtro:

Njoftim për Dëgjese Publike

 

BASHKIA LUSHNJE

NJOFTIM

DEGJESE PUBLIKE 

PER RISHIKIMIN E PLANIT TË PËRGJITHSHËM VENDOR TE BASHKISE LUSHNJE

Në mbeshtetje të pikës 1/b, neni 13 “Përgjegjësitë e kryetarit të bashkisë”, pikes 2 te nenit 26 ”Rishikimi i planeve” të ligjit nr.107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit” , dhe në mbështetje te pikes 3 dhe 4 te VKM-se nr.686 datë 22.11.2017, “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, Kryetari i Bashkisë Lushnjë me 
Vendim nr.202 , datë 26.12.2018 ka miratuar nismën për rishikimin e planit të përgjithshëm vendor .
Rishikimi i përshpejtuar i dokumentit të planifikimit (PPV ) , është hartuar për çështje të cilat nuk cënojnë vlerat natyrore dhe mjedisore, zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë historike e kulturore dhe nuk shoqërohet me ndryshime të strategjisë së zhvillimit të territorit.
Ndjekja dhe monitorimi i procesit të rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë midis AKPT, AZHT dhe Bashkisë Lushnjë.

Per kete qellim, Bashkia Lushnje ka vendosur te organizoje degjesen publike diten e Merkure, date 20 Mars 2019, ne ambjentet e Salles se Keshillit Bashkiak te Bashkise Lushnje ,ora 13:00 .

Te gjithe te interesuarit jane te ftuar te marrin pjese per tu informuar mbi procesin e rishikimit te Planit te Pergjithshem Vendor, si dhe per te nisur diskutimet ne lidhje me çeshtjet qe deshirojne te behen pjese e Planit Te Pergjithshem Vendor te Bashkise Lushnje .

Prezenca juaj do te na nderonte.
Jeni te mirepritur !

Eventet

<tetor 2019>
HënMarMërEnjPreShtDie
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ