Njoftim
Ne kuader te Vendimit te Keshillit te Ministrave nr 903 date 21.12.2016 "Per percaktimin e kritereve per perfitimin e bursave nga fondi i mbeshtetjes studentore per studentet e shkelqyer , studentet qe studiojne ne programe studimi ne fushat prioritare dhe studentet ne nevoje " i ndryshuar,pika 8 , Bashkia Lushnje njofton:
Studentët të regjistruar në programet e ciklit të parë të studimeve në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe që u përkasin shtresave sociale në nevojë, u akordohen bursa kur ata plotësojnë kriteret për t'u konsideruar si studentë në nevojë
Studentë në nevojë konsiderohen:
a) Studentet, familjet e te cileve trajtohen me ndihme ekonomike
b) Bashkeshortet qe kane femije dhe jane ted y student , perfitojne secili burse financiare
c) Studentet , persona me aftesi te kufizuara , te vertetuar nga Komisioni Mjekesor i Caktimit te Aftesise per Pune , perfitues te pageses se aftesise se kufizuar
ç)Studentet qe i kane te dy prinderit me aftesi te kufizuara , te vertetuar nga Komisioni Mjekesor i Caktimit te Aftesise per Pune , perfitues te pageses se aftesise se kufizuar
d) Studentet qe i kane te dy prinderit pensioniste ose njerin prind pensionist dhe prindi tjeter nuk jeton
dh) studentet, te tretet ne radhen e femijeve e lart , te cilet vijne nga familje me tre femije e me shume , nga te cilet dy te paret jane student ne institucionet publike te arsimit te larte
e) Studentet qe kane perfituar statusin e jetimit , deri ne moshen 25 vjec
ë)Studentet qe kane humbur kujdestarine prinderore me vendim gjykate te formes se prere deri ne moshen 25 vjec
f) studentet qe jane identifikuar si viktima te trafikut te qenieve njerezore dhe kane perfituar statusin ligjor per trajtim si viktima te trafikut te qenieve njerezore , deri ne moshen 25 vjec
g) Studentët që jane fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit per Ceshtjet e Brendshme dhe Ankesat, te Sherbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpetimi , të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ te Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
"Studentet duhet te aplikojne per burse , sipas kritereve te percaktuara ne kete vendim , me dokumentacionin provues te plotesimit te kritereve , ne momentin e regjistrimit , prane institucioneve publike te arsimit te larte ose ne momentin qe plotesojne kriteret sipas ketij vendimi" .
Faleminderit per mirekuptimin !