Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim Për zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët

Kategorite

Filtro:

Njoftim Për zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët

​                                                        NJ O F T I M

"Për zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredive nga buxheti i shtetit "

Në zbatim të ligjit nr.22/2018 datë 03.05.2018 "Për strehimin social", neni 44, 47, 48, të VKM Nr.453 datë 03.07.2019 " Për masën e subvencionimit të interesave të kredisë dhe proçedurën e dhënise së tij për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët, me kredi të lehtësuar nga shteti", të VKM Nr.384 datë 12.06.2019 "Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore", Bashkia Lushnje njofton zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët, nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë nga buxheti i shtetit.

Familjet/individët që do të përfitojnë nga zbatimi i këtij programi do të përfitojnë kredi me interes jo më të lartë se 3% në vit.

Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targëtojëfamilje/individë, që nuk disponojnë banesë në pronësi. Përparësi në përzgjedhje do të kenë:

-çiftet e reja dhe të rinj me moshë jo më të madhe se 35vjeç,

-individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian,

-gra kryefamiljare,gra të dhunuara.

Përparësitë e sipërcaktuara nuk përjashtojnë individë ose familje që nuk bëjnë pjesë në këto grupe.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë përzgjedhjen e bankave, që do të menaxhojnë projektin për kreditimin e familjeve që përftitojnë banesë me kosto të ulët nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë nga buxheti i shtetit dhe, konkretisht:

-Banka Raiffeisen

-Banka Kombëtare Tregtare

-Banka Intesa Sanpaolo

Çdo individ/familje mund ti drejtohet të treja bankave për të marrë ofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij/saja dhe më pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë.

 

 

 

Vlerat maksimale të kredisë për struktura të ndryshme të apartamenteve që përfitojnë familjet janë si vijon:

Nr

 

QytetiNr.përfituesëve

Struktura e familjes

(Nr.persona)

Struktura e apartamentitKufiri maksimal kredisë/familjeTë ardhurat maksimale mujore/shpenzimet mes. muj.për konsum
 

 

 

Lushnje

 

 

          30

           2

 

Gazioniere 2,005,00061,435

           3

 

1+12,406,00080,893

           4

 

2+12,807,00096,257

         5-6

 

3+13,408,500101,596

Kohëzgjatja e kredisë

Kohëzgjatja e kredisë është në varësi të moshës së aplikantit dhe përcaktohet rast pas rasti nga banka.

Të ardhurat e familjeve

Aplikantët duhet të plotësojnë kufirin maksimal të të ardhurave, i cili përbën kriter skualifikues. Niveli minimal i të ardhurave do të përcaktohet rast pas rasti nga bankat.

Afatet e aplikimit

Qytetarët mund të aplikojnë pranë Zyrës së Informacionit, Bashkia Lushnje

1.     Formulari nr.1 "Kërkesa për të përfituar nga programet e strehimit social"

2.     Listës së dokumentave që duhet të plotësojnë aplikantët për të përfituar nga projekti i kredisë së lehtësuar.

3.     Struktura përgjegjëse për strehimin do të ofrojë ndihmë aktive për plotësimin e formularëve të aplikimit dhe dokumentacionit për cilindo aplikues që ka nevojë, duke u kujdesur veçanërisht për individët me aftësi të kufizuar.

Dokumentacioni që duhet të paraqesin aplikantët është si më poshtë:

Ø  Për të dhënat personale të aplikantit:

1.     Karten e Identitetit

2.     Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore

Ø  Për vërtëtimin e kushteve familjare :

1.     Çertifikatë familjare

2.     Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijët për çiftet e divorcuara

 

 

Ø  Për vërtetimin e kushteve sociale:

1.     Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara

2.     Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar

3.     Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë, si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara

4.     Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin emigrant, punëtor emigrant,azilkërkues

5.     Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e policëve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, etj

6.     Urdhër mbrojtje lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje

7.     Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane

8.     Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin

9.     Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI

10.  Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë

11.  Për vërtetimin e kushteve ekonomike

12.  Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, me vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune

13.  Dokumentin nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes

14.  Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar

15.  Vërtetim nga zyra e punësimit të njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë

16.  Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

Ø  Për vërtetimin e kushteve të strehimit

1.     Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes

2.     Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja, apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është nën normat e strehimit në fuqi

3.     Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që ka ndryshuar vendbanim për efekt punësimi.

4.     vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës

Eventet

<prill 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
303112345
6
7
e martë, prill 7, 2020
89101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910

Se shpejti


Buletini Informativ