Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim

Kategorite

Filtro:

Njoftim

                                                                    NJOFTIM

PROGRAMI KOMBËTAR I PRAKTIKAVE TË PUNËS

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 "Për miratimin e

Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera

Publike", i ndryshuar, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall thirrjen e pestë të "Programit

Kombëtar të Praktikave të Punës".

Informacionin rreth programit, profilet e kërkuara, numrin e praktikantëve dhe  institucionet

pjesëmarrëse mund t'i gjeni në linkun : http://praktika.arsimi.gov.al, nga ku mund të kryeni edhe

aplikimin online, pasi të klikoni në dritaren "Apliko".

Aplikimi është i hapur për të rinjtë, që përmbushin këto kritere:

 Të jenë 21-26 vjeç;

 Të kenë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve "Bachelor";

 Të mos kenë qenë pjesë e programit gjatë thirrjeve të mëparshme .

Të rinjtë e interesuar duhet të aplikojnë vetëm në një institucion të caktuar, në të kundërt

aplikimi i tyre nuk do të merret në konsideratë.

Dokumentet që duhet të ngarkojnë aplikantët janë :

a-  CV (jetëshkrimin) e aplikantit;

b-  Letra e motivimit

Afati për aplikim është nga data 7 shkurt deri më datë 29 shkurt 2020.

Pas mbylljes së aplikimeve, institucionet përkatëse do të lajmërojnë nëpërmjet postës elektronike

të përzgjedhurit për të filluar praktikën 3- mujore,

nga data 9 mars – 9 qershor 2020.

​Pjesëmarrësit do të përfshihen në një përvojë pune, në ndërveprim me profesionistët në

administratën publike, institucionet e tjera publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore, dhe

shoqëritë tregtare, me qëllim përfitimin e njohurive praktike, pasurimin e jetëshkrimit të tyre,

zgjerimin e rrjetit të kontakteve, pajisjen me të ashtuquajturat "aftësi të buta" si puna në grup,

komunikimi i sigurtë, përshtatshmëria në ambjentin e punës, aftësia për të ndërmarrë iniciativa.

Periudha tre – mujore e praktikës do të njihet si përvojë pune nga Departamenti i Administratës

Publike, ndërsa në përfundim të saj ofrohet punësim për mbi 200 më të mirët.

Eventet

<korrik 2020>
HënMarMërEnjPreShtDie
293012345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ