"Kujdesuni për mjedisin, kujdesuni për jetën", ky është slogani, që shkruhet në të gjithë gjuhët e botës. Duke iu bashkuar këtij aktiviteti me përmasa globale, Bashkia Lushnje fton më 5 Qershor, në Ditën Botërore të Mjedisit qytetarë dhe nxënës të shkollave t'i bashkohen këtij aktiviteti të përmasave globale.
