Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim !

Kategorite

Filtro:

Njoftim !

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA LUSHNJE

                                                                                           Lushnje më 03 /04//2021

 

Njoftim për pozicion të lirë Punë
Bashkia Lushnje

 

Pozicioni: Ekspert
Data e hapjes së aplikimit: 12 prill 2021
Data e mbylljes së aplikimit: 11 prill 2021, ora 16:00.
Titulli i pozicionit: Ekspert në fushën e shërbimit social pranë Bashkisë Lushnje
Vendi: Bashkia Lushnje
Kohëzgjatja: 13 prill – 30 prill 2021

Informata të përgjithshme për projektin
Projekti "Dua te jem si ju" është një projekt i financuar nga Fondi Social, Ministria e Shendetesise dhe Mireqenies Sociale ne territorin e bashkise Lushnje.

Qellimi i këtij projekt propozimi është integrimi në jetën social të fëmijëve me aftësi të kufizuar që frekuentojn kopështet në bashkinë Lushnje.

Nëpërmjet aktiviteteve synohet që në kopështe që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar  (sidomos të spektrit autik, fenomen i përhapur shumë këto vitet e fundit)  të vendosen edukator/mësues ndihmës që të identifikohen dhe trajtohen me pas në Qëndrëne  Zhvillimit Lushnje.

Në këtë mënyrë ata nuk shihen si grup i margjinalizuar nga pikpamja sociale.

Në Planin Social Vendor të Bashkisë Lushnje një nga objektivat strategjik është integrimin dhe barazinë në shërbime sociale, si dhe aksesin në to.


Funksionet bazë të pozicionit:
Bashkia Lushnje kërkon të angazhojë një (1) ekspert:
Për të hartuar dhe udhëhequr trainimet per rritjen e kapaciteteve te punonjesve (Edukatoreve Ndihmes) te kopeshteve te qyteti Lushnje.

 

Informacion për pozicionin e punës:
Eksperti do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e Zyrës së Integrimit evropian dhe ndihmës së Huaj, stafin e Qëndrës së Zhvillimit Lushnje, si dhe me stafin e drejtorisë së shërbimit social të Bashkisë Lushnje në ofrimin e trainimeve per edukatoret ndihmes qe do te rekrutohen nga Bashkia Lushnje.

Kohëzgjatja dhe afati i konsulencës
Konsulenca do të realizohet nga 19 prill – 28 maj 2021. Angazhimi maksimal do të jetë 9 ditë pune. Të gjitha përgatitjet dhe punët duhet përfundojnë brenda afatit të theksuar.

 

·         Kualifikimet e kërkuara:
Individët e interesuar për kryerjen e kësaj detyre duhet të kenë këto kualifikime:
Përvojë e dëshmuar në fushën e shërbimeve sociale , sidomos me personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë përgatitjen dhe ofrimin e trajnimeve;
Të ketë të përfunduar arsimin e lartë në shkencat sociale, psikologji, punë sociale (studimet e avancuara do të ishin përparësi).
Eksperiencë të mëparshme dhe ose/ekspertizë në fushën e ofrimit të shërbimeve sociale.
Aftësi për të dorëzuar raporte të shkruara mirë, në format që është i lehtë për lexim, duke dëshmuar aftësi analitike të shkëlqyeshme dhe aftësi komunikimi.
Njohje e shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe (në të shkruar/folur).


Për të aplikuar:
Kandidatët e interesuar ftohen të dorëzojnë dokumentet vijuese për aplikim jo më vonë se 11 prill 2021 në ora 16:00 në adresën: Bashkia Lushnje zyra e protokollit.


- CV-në që tregon sfondin e arsimimit dhe përvojës, dhe një listë të detyrave të ngjashme të përfunduara
- Letër Shprehje interesi (një faqe) për këtë pozicion.
Të tjera:
- Fotokopje të diplomës dhe listës së notave.
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi penaliteti ose vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim banimi;
- Raport mjekësor që vërteton gjendjen shëndetësore;
- Certifikata të kualifikimeve;
- Referenca pune.

 

Drejtoria e Burimeve Njerezore

 

Eventet

<dhjetor 2021>
HënMarMërEnjPreShtDie
293012345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ