Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Njoftim !

Kategorite

Filtro:

Njoftim !

                                                              NJ O F T I M

Në zbatim të ligjit nr.22/2018 "Për strehimin social"    

                                                            NJOFTOHET:

Çdo subjekt publik si edhe çdo subjekt privat që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t'i dhënë me qira, për familjet në nevojë për strehim, nëse janë të interesuar të paraqiten  pranë Bashkisë Lushnje për t'u regjistruar si  "pronar social".

Subjekti publik, ose privat fiton statusin "pronar social" kur:

a) banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi

b) qiraja me të cilën ofrohet banesa me qira nuk është më e lartë se qiraja mesatare në tregun e lirë

c)nënshkruan kontratën me Bashkinë Lushnje,ku bie dakord  për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij ;

ç)nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

Pronari social dhe Bashkia Lushnje në vijim do të nënshkruajnë një marrëveshje, që do të parashikojë:

Afatin e marrëveshjes, i cili nuk duhet të jetë më pak se tre vjet;

Masën e qirasë mujore dhe mënyrën e shlyerjes së saj;

Mënyrën e administrimit të pronës dhe të marrëdhënieve me qiramarrësin

Pronari social do të mbështetet nëpërmjet financimeve për subvencionin e qirasë për familjet përfituese.

 

Të gjithë të interesuarit,mund të paraqiten pranë zyrës së Strehimit, Bashkia Lushnje.

 

Eventet

<korrik 2021>
HënMarMërEnjPreShtDie
2829301234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ