Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Nisin procedurat per Bonus Qeraje per periudhen Janar-Dhjetor 2017

Kategorite

Filtro:

Nisin procedurat per Bonus Qeraje per periudhen Janar-Dhjetor 2017


 

REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA LUSHNJE

Adresa:Lagja Kongresi  Lushnjes. 

 Tel:+355 35 22139  

E-mail:bashkia_lushnje@yahoo.com

NJOFTIM

"PER FILLIMIN E PROCEDURAVE PER TE PERFITUAR BONUS  QERAJE PER PERIUDHEN JANAR - DHJETOR 2017"

Ju njoftojme se Bashkia Lushnje ka filluar procedurat per aplikim per bonus qeraje per vitin 2017. Familjet e interesuara per t'u perfshire ne kete skeme duhet te plotesojne kriteret e meposhteme :

  1. Individët, që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile Bashkia Lushnje.
  2. Nuk kanë në pronësi një banesë.
  3. Zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit
  4. Kanë mbetur të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore.
  5. Familjet qe kane te ardhura brenda kufijve te percaktuara ne Nenin 19 te ligjit Nr.9232  date 13.05.2004 "Per programet  sociale  per  strehimin  e  banoreve  te zonave  urbane", i ndryshuar.
  6. Kerksa Tip terhiqet prane Zyres se Strehimit Bashkia Lushnje ose e gjeni ne faqen Zyrtare te Bashkise Lushnje. Formularin mund ta shkarkoni ketu  formular_aplikimi.pdf
  7. Familjet qe duan te pershihen ne kete skeme nuk duhet te kalojne nivelin e te ardhurave sipas tabeles se meposhteme.
Niveli max i te ardhuraveStruktura e apartamentitPerberja familjare
Per Bashkine Qender (qyteti)
24.000 leke1+11-3
30.000 leke2+14-6
Per Njesite Administrative
15.000 leke1+11-3
18.000 leke2+14-6

 

·         Dokumentacionin që kërkohet për verifikimin e të dhënave që deklaron subjekti i interesuar:

1.      Kerkesa per dorezim te dokumentacionit me poste ose prane Zyres se Strehimit Bashkia Lushnje, ku te citohet çdo dokument qe i bashkelidhet kerkeses si dhe adresa dhe numri i kontaktit.

2.      Fotokopjen e kartes se identitetit te aplikantit

3.      Çertifikaten e gjendjes familjare te vitit 2016 .

4.      Vertetim nga punedhenesi per cdo pjestar te familjes qe eshte ne marredhenie pune, ku te percaktohet detyra qe kryen si dhe paga neto.

5.      Vertetim nga Zyra e Sherbimit Kombetar te Punesimit Lushnje per çdo pjestar te familjes qe eshte mbi 18 vjec dhe eshte i pa pune.

6.      Vertetim nga Organet Tatimore per derdhje kontributesh per çdo pjestar te familjes qe eshte i vetepunesuar ose i punesuar ne privat.

7.      Vertetim nga Sigurimet Shoqerore per personat qe jane ne pension.

8.      Vertetim nga Drejtoria e Sherbimit Social ne bashki per personat qe perfitojne pagese paaftesie per pune, si dhe ata qe trajtohen me ndihme ekonomike.

9.      Vertetim nga Zyra e Regjistimit te Pasurive te Paluajtshme per çdo anetar te familjes, qe nuk disponon ne pronesi banese apo ndonje mjedis qe mund perdoret si i tille. 

10.  Vendimin e komisionit mjekesor te percaktimit te verberise dhe aftesise per pune per individet me aftesi te kufizuar ( fotokopje e noterizuar).

11.   Vertetim nga njesia administrative qe kane paguar taksat vendore.

12.   Vertetim qe nuk ka aplikim per legalizim objekti nga Drejtoria e Aluzni - t Lushnje.

13.  Vertetim qe nuk ka perfituar toke ne baze te ligjit 7501 date 19.07.1991 "Per Token"

Qytetaret e interesuar per cdo informacion mund te paraqiten prane zyres se strehimit, Bashkia Lushnje.

Afati i fundit i paraqitjes se kerkesave nga familjet eshte data 15 dhjetor 2016, ora 16:00.

                                       KRYETARI

                                     FATOS TUSHE

Eventet

<shtator 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ