Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > NJOFTIM PËR EKSPERT

Kategorite

Filtro:

NJOFTIM PËR EKSPERT

Termat e Referencës

 

NJOFTIM PËR EKSPERT/KOMPANI PËR TË REALIZUAR NJË VIDEO TË SHKURTËR PËR PROMOVIMIN E PUNIMEVE  DHE MESAZHE TË FËMIJEVE TË QËNDRËS SË ZHVILLIMIT LUSHNJE

 

Bashkia Lushnje Adresa postareSheshi Qëndror I Qytetit Lushnje Tel: +355 (0) 35222139 Ëebsite: ëëë.bashkialushnje.gov.al
Projekti

Ngritja e kapaciteteve të stafit të shërbimit social të Bashkisë Lushnje për shërbime ndaj P.A.K

 

Koha angazhimit 19-30 prill 2021
Donator I projektit PNUD

 

Prezantimi:

Bashkia Lushnje është një Institucion Shtetëror i Pushtetit Vendor. Pjesë të strukturës së saj ka Qëndrëne  Zhvillimit Lushnje e cila është një qëndër Ditore për fëmijët me Aftësi të Kufizuar të moshës 3-16 vjeçë.

Bashkia Lushnje, po  implementon projektin "Ngritja e kapaciteteve të stafit të shërbimit social të Bashkisë Lushnje për shërbime ndaj P.A.K" në Qëndrëne  Zhvillimit Lushnje financuar nga PNUD.

 

Projekti synon të plotësojë hendeqet ekzistuese në Bashkinë Lushnje lidhur me trajtimin e fëmijëve me AK gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Projekti synon të targetojë punonjësit social të bashksië Lushnje, kujdestarët/prindërit e PAK që frekuentojn Qëndrën e Zhvillimit Lushnje, pasi janë ata që do të luajnë një rol të drejtpërdrejtë në gjendjen emocionale, mirëqenjen psikologjike dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre.

Përmes moduleve të trajnimeve sipas grupeve të targetuara, projekti synon të përmirësoje shërbimet ekzistuese, si edhe të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e shërbimeve imediate, të ofruara në kushte shtëpie.

 

Qëllimi dhe Objektivat kryesore të projektit janë:

 

Projekti synon të plotësojë hendeqet ekzistuese në Bashkinë Lushnje lidhur me trajtimin e fëmijëve me AK gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Objektivi 1: Ngritja e kapaciteteve të punonjësve të Drejtorisë së Shërbimit Social, Administratorëve Shoqëror, si dhe Qendrës së Zhvillimit Lushnje për të ofruar asistencë ndaj kujdestarevë të përsonave PAK

Objektivi 2: Ngritja e kapaciteteve të 57 kujdestarëve/prindërve për të mundësuar ofrimin e shërbimeve imediate për fëmijët me AK në kushtet e shtëpisë.

Objektivi 3: Të rritet ndërgjegjësimi i familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar, për rëndësinë e  kujdesit shëndetësor në kushtet e pandemisë së shkaktuar   nga  COVID-19

 Objektivi 4: Të ofrohen shërbime të specializuara për 57 fëmijë me aftësi të kufizuar që frekuentojnë Qendrën e Zhvillimit Lushnjeduke zbatuar elementet e distancimit  fizik/social

Qëllimi i shërbimit:

 

Bashkia Lushnje përmes realizimit të kësaj video synon të tregoj punën nëpërjet terapisë që bëhet në Qëndrën e Zhvillimit për fëmijët me aftësi të kufizuar të moshës 3-16 vjec. Kjo video jo vetëm do të promovoj projektin, por do të jetë dhe një mjet promovimi dhe ndërgjegjësimi për punën që bëhet në qëndër.

Në video do të paraqitet puna me fëmijët në qëndër por edhe onlinë, mesazhe nga fëmijët, punimet e tyre të dorës që janë dhe pjesë e terapisë.

 

Metodologjia

 

Eksperti/agjensia do të rekrutohet për të punuar ngushtë me stafin e projektit për të zhvilluar një video siç është përshkruar më sipër.

Produkti do të përdoret si mjet promovimi dhe ndërgjegjësimi për komunitetin e gjerë, për punën që bëhet në Qëndër.

 Individi ose agjencia duhet të punojë ngushtësisht me stafin e projektit të Bashksië Lushnje në përgatitjen e skemës dhe prodhimit përfundimtar të mbuluar nga ky TOR. Para fillimit të zhvillimit të dokumentacionit të videos të praktikave më të mira të rasteve, do të mbahet një takim fillestar ndërmjet individit/agjencisë dhe Bashkisë Lushnje dhe më pas të dy palët do të takohen në baza një javore për të vlerësuar progresin dhe sfidat e procesit. Në fund të konsultimit, do të organizohet një takim mes personave që do të përfshihen në video, ekspertit dhe stafit të Qëndrës së Zhvillimit, në mënyrë që ekspertët të realizojnë filmimet e nevojshme.

 

Detyrat që pritet të realizohen nga Eksperti/Agjensia:

 

 Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të stafit të Projektit dhe ekspertit të fushës pranë qendrës individët/agjencia pritet të:

 • Përcaktojë një plan kohor që tregon kohën e nevojshme për përgatitjen, xhirimin, redaktimin dhe finalizimin e videos;

• Kryerja e xhirimeve (versionet e regjistrimit të gjata dhe të shkurtra) të personave të përfshirë të projektit;

• Zhvillimi i procedurave të përshtatshme për redaktimin dhe finalizimin e pamjeve të përgjithshme në versionin përfundimtar.

 

 

Përgjegjësitë e Bashkisë Lushnje

 

 • Të sigurojë të gjitha materialet e kërkuara në kohën e duhur;

• Të identifikojë pjesëmarrësit për videon dhe të sigurojë pjesëmarrjen e tyre;

 • Lehtësimi i bërjes së videos në zonat ku implementohet projekti,

• Të mbikëqyrë ofruesin e shërbimeve duke menaxhuar kontratën e konsulencës;

• Monitoron respektimin e afateve të përcaktuara;

• Lehtësimi për dhënien e informacionit të kërkuar;

• Ofrimi i udhëzimeve në të gjitha fazat e ekzekutimit, miratimi i të gjitha rezultateve dhe lehtësimi i hedhjes së videos në faqen e projektit dhe ndërhyrjet.

 

 

Vendi i konsulencës: Lushnje

Kohëzgjatja e konsulencës: 19-30 prill 2021

Produkti: Kompania pritet të dorëzoj tek Bashkia Lushnje një video me kohëzgjatje 1'30''- 2'' jo më vonë se data 30 prill 2021.

Dorëzimi përfundimtar i videos deri më 30 prill 2021.

SPECIFIKIMET E TJERA: Video do të jetë në gjuhën shqipe dhe duhet të ketë logot e donatorëve dhe Bashkise Lushnje.

Kohëzgjatja duhet të jetë 1'30''- 2''.

Video duhet të dorëzohet në HD me CD (2 kopje).

Kualifikimet, Përvoja e kërkuar:

• Eksperiencë e provuar në përgatitjen e Mesazheve/spoteve me natyrë Sociale në Shqipëri në mënyrë të ndjeshme dhe etike

• Fleksibiliteti në përgjigjen ndaj nevojave të agjencisë kontraktuese. Kualifikimi ose eksperienca që kërkohet

 

 Paraqitja e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin

- Letër interesi (për ekspert/e)

- CV-në e tyre profesionale PDF ose MS Ëord

- Kopje të QKB dhe NIPT (për kompanitë/agjencitë)

 

Dokumentacioni i mësipërm duhet të dërgohet dorazi ose me poste në adresën: bashkia Lushnje, sheshi Qëndror i Qytetit.

Aty ku është e mundur, në aplikimet e tyre kandidatët duhet të paraqesin dëshmi të një pune të mëparshme siç përcaktohet në këto Terma Reference.

Përzgjedhja e individit do të bazohet në:

•        Aplikimi plotëson kërkesat e përcaktuara në Termat e Referencës.

•        Përvojë relevante;

•        Vetëm kandidati/agjencia i/e përzgjedhur do të njoftohet.​

Eventet

<korrik 2021>
HënMarMërEnjPreShtDie
2829301234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678

Se shpejti


Buletini Informativ