Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Bashkia Lushnje mbështetje financiare për studentin që përfaqëson qytetin në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Kategorite

Filtro:

Bashkia Lushnje mbështetje financiare për studentin që përfaqëson qytetin në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

​​Një nxënës nga Lushnja merr pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës në Hong Kong.

​Nxënësi i klasës së dhjetë në shkollën jopublike "Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa",Enea Prifti, ka fituar të drejtën  e pjesëmarrjes në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës që do të zhvillohet në Hong Kong nga data 8-16 korrik 2016.

Kryetari i Bashkisë Lushnje z.Fatos Tushe i propozoi Këshillit Bashkiak mbështetjen financiare për Enean, meqenëse nxënësi nuk kishte mundësi ekonomike për të përballuar udhëtimin.

Propozimi për një mbështetje financiare në masën 100 000 lekë, mbështetet në argumentin se është krenari për Bashkinë e Lushnjes që një banor i saj merr pjesë në olimpiada në nivel ndërkombëtar.


Këshilli Bashkiak në mbledhjen e dates 27.06.2016, pasi mori në shqyrtim relacionin e paraqitur nga Kryetari i Bashkisë, vendosi miratimin e fondit rezervë për Enea Priftin në masën 100 000 lekë.

Suksese Enea!

Urojmë që dhe nxënës të tjerë  nga Bashkia Lushnje të ndjekin shembullin e Eneas!  

Eventet

<nëntor 2018>
HënMarMërEnjPreShtDie
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789

Se shpejti


Buletini Informativ