Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Lajmet > Kryetari i Bashkisë Lushnje vlerëson me çertifikatë mirënjohje Këshillin Rinor Lushnje

Kategorite

Filtro:

Kryetari i Bashkisë Lushnje vlerëson me çertifikatë mirënjohje Këshillin Rinor Lushnje

Sot në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak Lushnje, Kryetari i Bashkisë Lushnje, z.Fatos Tushe priti grupin e nxënësve të Këshillit Rinor Lushnje në një ceremoni falenderimi për projektet e realizuara nga ky grup rinor. Në këtë ceremoni z.Tushe shpërndau çertifikata mirënjohje për nxënësit e Këshillit Rinor Lushnje dhe premtoi mbështetje të plotë në projekte të ardhshme në ndihmë të komunitetit. 


Sot ne celebruam arritjet e Këshillit Rinor Lushnje me një ceremoni ku u dhanë çertifikata. Këta 6 muaj që kaluan, nën drejtimin e Hilary-t, Vullnetarin tonë të Korpusit të Paqes, 8 nxënësit punuan dhe ndihmuan në aktivitete të ndryshme duke mësuar rreth qytetit të Lushnjes. Këshilli Rinor Lushnje një nga dy Organizatat në të gjithë Shqipërinë, i përzgjedhur për të punuar në Program Mësimor Shërbimesh, në të cilin pjesëmarrësit e Këshillit Rinor Lushnje mësuan si të planifikojnë, hartojnë dhe implementojnë projekte komunitare. Projekt – idea e tyre të organizonin një muaj plot me aktivitete te ndryshme komunitare. Në këto aktivitete përfshihej : një ditë pastrimi të qytetit, një prezantim rreth anti-bullizmit, si edhe një ditë ku do të dhuroheshin veshje dhe ushqime për 20 familje në nevojë.


Një falenderim i veçantë për qytetarët të cilët na ndihmuan në këto projekte te mahnitshme dhe të suksesshme.
Ne zotohemi se në vitin e ardhshëm shkollor do të vijmë me projekte të tjera më të mëdha. 
Faleminderit dhe Urime, Këshillit Rinor Lushnje për punën e tyre të palodhur !



Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ