Një sfidë e madhe e Bashkisë Lushnje është sistemimi dhe rikonstruksioni i rrugëve që lidhin fshatrat me njësitë administrative, të cilat me reformën e re administrative u bënë pjesë e kësaj bashkie.
Infrastruktura që lidh fshatrat me qendrat e njësive administrative ka trashëguar shumë problematika.
Me të ardhurat e saj, Bashkia Lushnje, ka ndërhyrë në segmentin Fier i Ri - Krutje, duke përfunduar rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugës.

Një tjetër financim i vënë në shërbim të banorëve është segmenti i rrugës kryesore të fshatit Gorre në Njësinë Administrative Kolonjë. Për vite me radhë nuk ishte kryer asnjë shërbim për mirëmbajtjen e saj.

Segmenti i rrugës së fshatit Allkaj ishte në gjëndje të rënduar, mungonin kanalizimet, ndriçimi dhe kalohej me vështirësi. Ky segment rruge, tashmë në përfundim, do të lehtësojë qarkullimin e banorëve dhe shpresojmë të rrisë cilësinë e jetës së tyre.
Prej vitesh e harruar, rruga nga qendra e Njësisë Administrative Hysgjokaj deri në fshatin Kurtinë, por jo jashtë vëmëndjes së Bashkisë Lushnje dhe Kryetarit të saj z.Fatos Tushe. Përveçse kjo rrugë është një mundësi e re komunikimi me Qarkun e Elbasanit, ajo do t'ju vijë në ndihmë banorëve dhe fermerëve duarartë të Kurtinës, të cilët me punën dhe mundin e tyre, konkurojnë denjësisht në tregun e prodhimeve bujqësore.
Edhe ky investim, i cili mundësohet me të ardhurat e Bashkisë Lushnje, është në proçes dhe së afërmi përfundon dhe asfaltimi i rrugës.
Vargu i investimeve nuk përfundon këtu, sepse të tjera segmente janë planifikuar dhe projektuar, të cilët së afërmi pritet të jetësohen...