Memoriali u vendos në qytetin e Lushnjes me arsyetimin se një pjesë e madhe e familjeve të përndjekura, vuajtën dënimin e tyre ne 14 qendra përreth këtij qyteti si Savra, Pluku, Gjaza, Grabiani, Çerma, Dushku, etj.
Në inaugurim morën pjesë përfaqësues të shtresave të persekutuara dhe familjarë të tyre, përfaqësues të pushtetit qendror dhe të atij vendor.
Në emër të shtresës së të përndjekurve përshëndeti z.Bilal Kola, i cili foli rreth simbolikës së memorialit dhe njëkohësisht falenderoi Kryetarin e Bashkisë Lushnje z.Fatos Tushe për mbështetjen e dhënë në lidhje me financimin e kësaj vepre, si dhe miratimin e hapësirës për vendosjen e tij.

Kryetari i Bashkisë Lushnje, z.Fatos Tushe, përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se kjo është një ngjarje e veçantë për qytetin tonë dhe ky memorial është një shenjë reflektimi për të gjitha vuajtjet e kësaj shtrese.

Në emër të Qeverisë përshëndeti Ministri i Mirëqënies Sociale, z.Blendi Klosi.

Midis të tjerave ministry theksoi se vlerësimi për shtresën e të përndjekurve do të vazhdojë në dy plane :
- 1. Shpërblimi financiar
- 2. Memorialet përkujtimore
Në emër të familjeve të persekutuara të regjimit komunist përshendetën z.Simon Miraka, Dine Dine dhe Uran Butka
