THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË

Bashkia Lushnje shpall thirrjen publike për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë. Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret. Kandidati/ja duhet të jetë banor/e të Bashkisë Lushnje dhe të moshës prej 15 deri 29 vjeç.

Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë Lushnje duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji.   

Për kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë, duhet të përmbushen kriteret e mëposhtme:

a) të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;

b) të mos jetë i dënuar;

c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;

d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;

 

Kandidatët për KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, në adresën: Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik Vendor dhe Integrimit Evropian, brenda afatit 31.12.2021 duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;

b) jetëshkrim;

c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;

d) vërtetim të gjendjes gjyqësore;

dh) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;

e) referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;

Shqyrtimi i aplikimeve dhe përzgjedhja e tyre bëhet brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e mbylljes së aplikimeve.

Njoftimi i fituesëve do të publikohet në faqen zyrtare të institucionit, në mjediset e bashkisë dhe/ose në rrjetet sociale të institucionit.

 ​