Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Njesia Sinjalizuese

Njesia Sinjalizuese

​LIGJ

Nr. 60/2016

PËR SINJALIZIMIN DHE MBROJTJEN E SINJALIZUESVE

I ndryshuar me ligjin nr. 150/2020,datë 17.12.2020

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,

K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Objekti

Ky ligj përcakton rregullat për sinjalizimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni nga sinjalizuesit në sektorin publik e privat, mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe detyrimet e autoriteteve publike e të subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është:
a) parandalimi dhe goditja e korrupsionit në sektorin publik e privat;
b) mbrojtja e individëve që sinjalizojnë veprimet ose praktikat e dyshuara të korrupsionit në vendin e tyre të punës;
c) nxitja e sinjalizimit të veprimeve ose praktikave të dyshuara të korrupsionit.​


Legjislacioni :

1. 

Ligji Nr. 60/2016 "PËR SINJALIZIMIN DHE MBROJTJEN E SINJALIZUESVE" I ndryshuar me ligjin nr. 150/2020,datë 17.12.2020​

Eventet

<janar 2022>
HënMarMërEnjPreShtDie
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ