Accesso




Skip Navigation Links > Kreu > Bashkia > Kryetari

Kryetari

​Mesazhi i Kryetarit


Të nderuar bashkëqytetarë, mirësevini në portalin e Bashkisë ​Lushnjë!

Ky portal i ri do të jetë një urë lidhëse mes jush dhe bashkisë. Nëpërmjet saj puna jonë për zhvillimin e qytetit do të bëhet më transparente për ju. Në këtë portal do të dëgjohet zëri juaj për vendimet e rëndësishme që na përkasin të gjithëve. Mendimi i komunitetit do të bëhet orientues për vendimarrje në politikat socio-kulturore dhe ekonomike.

Unë besoj tek Ju, unë besoj tek Lushnja. Është një qytet madhështor, me një histori madhështore dhe me njerëz të mrekullueshëm.

Unë besoj se Lushnja mund dhe duhet të jetë më mirë: me shkolla më të mira, me spitale më të mira, me rrugë më të mira. Një qytet i mirëqenies moderne, qytet i zhvillimit dhe i një ekonomie më të sukseshme.

Unë dëshiroj fort që Lushnja të jetë një qytet me vlera dhe qëllime të përbashkëta, ku meritokracia të vijë para privilegjit; një qytet që të qeveriset për të gjithë dhe jo vetëm për disa, një qytet i fortë dhe i sigurt.

Unë dua të rindërtoj besimin e qytetarëve tek aftësia e bashkisë së tij dhe politikave të saj për zhvillim. Dhe dua ta bëj këtë duke marrë përpara jush disa angazhime të rëndësishme që do t’i realizoj. Mbi këtë bazë ne do t'i japim njëri-tjetrit besimin.

Unë dua të rilind besimin te qeverisja vendore nëpërjet realizimit të angazhimeve që kemi marrë ndaj jush. 

Dhe unë dua mbi të gjitha, të qeveris në një mënyrë që qytetin ta shikojmë si një të tërë, që të afrojmë qendrën me periferinë, t'i japim qytetit unitet për të përballuar sfidat e mëdha që kemi përpara. Dëshiroj që ta kthejmë Lushnjën në një qytet në të cilin të mund të jetohet mirë dhe ku gjithçka ecën dhe ndryshon shumë shpejt.

Unë dua një qytet ku të gjithë të ndjehemi pjesë e tij, për ndërtimin e të ardhmes së të cilit punojmë të gjithë: një qytet në të cilin atë çka unë dua për fëmijët e mi e dua edhe për ju.

Unë do të luftoj që Lushnja të jetë një qytet i cili të mos ketë frikë nga sfidat e mijëvjeçari i ri, por të ecë me siguri përpara.

Juaji,

Fatos TUSHE​​​

Eventet

<korrik 2017>
HënMarMërEnjPreShtDie
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456

Se shpejti


Buletini Informativ