BASHKIA LUSHNJE

         STRATEGJIA E MENAXHIMIT TË RISKUT

(E RISHIKUAR )

(2019-2021)

 

​  Përmbajtja:

 

1.    Hyrje: Risku, çdo të thotë risk dhe si menaxhohet ai…

2.    Roli dhe përgjegjësia menaxheriale sipas ligjit nr 10296 datë 08.07.2010 në Bashkinë Lushnje.

3.    Komponentët e menaxhimit të riskut.

4.    Strategjia e menaxhimit të riskut fushat kryesore

5.    Objektivat e përgjithshme të Bashkisë ndarë sipas programeve të PBA.

6.    Plani i veprimit për minimizim të riskut.


1.     Hyrje: Risku, çdo të thotë risk dhe si menaxhohet ai…

Risku është probabilitëti i ndodhjes së një ngjarje të caktuar që do të kishtë ndikim në përmbushjen e objektivave të një institucioni. I parë më me hollesi nga studiuesit, risku ka dy drejtime matjeje:

  1. nga mundësia e ndodhjes,
  2. nga impakti që sjell.

Menaxhimi i riskut është puna më domethënëse dhe më frytdhënëse në hartimin e dokumentave zyrtare të një institucioni. Në Bashkinë Lushnje ky dokument përcakton një sërë parimesh dhe rregulla të cilat përdoren ose vihen në zbatim për të pasur nën mbikqyrje riskun i cili ndikon në mosarritjen e objektivave.

Menaxhimi i riskut në vetvetë do të thotë të identifikosh, vlerësosh dhe kontrollosh ato situata të cilat ndikojnë nëgativisht në arritjen e objektivave të drejtorive. Nisur nga sa thamë menaxhimi i riskut mund të quhet ndryshe një agjent i objektivave të institucionit. Agjent i cili zbulon, identifikon, mbikqyr riskun që i dëmton arritjen e objektivave. Për të zbatuar veprimtaritë që lidhen me riskun dhe menaxhimin e tij titullari i njësisë (kryetari) miraton një stratëgji e cila hartohet çdo tre vjet ose sa herë që ka ndryshime thelbësore në mjedisin e riskut.

*Ky dokument (stratëgjia e menaxhimit të riskut) duhet hartuar pasi është detyrim ligjor dhe përgjegjësitë e koordinatorit të riskut janë të përcaktuara në Ligjin nr 10296 datë 08/07/2010 "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin " i ndryshuar.

. . . . . . . . . . . . . . . (vijon)  Strategjine e Menaxhimit te Riskut 2019-2021 (e rishikuar) mund ta shkarkoni ketushkarko​

​​